Studim: Mbipesha, shkaktar i plakjes së parakohshme të trurit

auto_trash_man1433934859

Një studim i ri ka zbuluar  se truri i personave që janë mbipeshë duket “10 vite më i plakur” se personat me peshë normale.

Çfarë ndodh me trurin ? Me kalimin e kohës truri fillon të humbasë materien e bardhë, kjo pjesa e trurit që transmeton informacionin.

Sipas  një ekipi shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit, tek njerëzit me mbipeshë kjo materie fillon të humbasë më parë se tek njerëzit me peshë normale.

Ekipi i hulumtuesve shkencorë nga Qendra e Kembrixhit për Neuroshkencën dhe Plakjen monitoruan trurin e 473 njerëzve të moshave 20-87 vjeç.

Rezultatet e publikuara tek revista “Neurobiology of Aging” zbuluan diferenca të dukshme në volumin e materies së bardhë në trurin e personave mbipeshë krahasuar me ata të dobët.

U zbulua që personat mbipeshë kishin më pak materie të bardhë se homologët e tyre.

Diferenca ishte e dukshme vetëm tek personat e moshës së mesme që do të thotë se truri fillon të bëhet më i ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.

 

Pin It