Ja se çfarë mund te fshihet pas nepsit

Ndodh shpesh që, pa ndonjë arsye të caktuar të ndjejmë nevojën e një ushqimi.  Ato të cilat e përjetojnë më shumë këtë situatë janë shtatzënat dhe kjo jo pa qëllim. Nëse do te dëgjonim trupin tone do te fitonim një shëndet dhe zakone shume me te mira. Një nga mënyrat sesi trupi na dërgon sinjale janë edhe “nepset” për ushqime te caktuara. Ja se çfarë do te thotë trupi nëpërmjet dëshirave të pa kontrollueshme për disa ushqime si:

Çokollata

Mund te tregoj mungese Magnezi, Hekuri, periudhe para ciklit, gjendje mërzije.
ZGJIDHJA: kakao organik, bajame, fara te ndryshme.

Patatina

Mund te jete shenje e mungesës se Klorit.
ZGJIDHJA: kripe deti, KRIPE HIMALAJE

Sheqerna, ëmbëlsira, karamele

Tregon mungese Kromi, Sulfuri, Triptofani.
ZGJIDHJA: molle, banane, brokoli, hudhër, patate te ëmbla, spinaq, gjoks pule.

Mish i kuq

tregon mungese Hekuri ose proteinash.
ZGJIDHJA: thjerrëza, panxhar, rukola.

Ushqime te yndyrshme si patate te skuqura, pica

Mund te jete shenje pagjumësie, mungese Kalciumi, mungese acidesh lyrore te domosdoshëm.
ZGJIDHJA: kos, djathë te forte si parmixhano, brokoli, bajame, fasule, qiqra, susam.

Pije me gaz

Tregon mungese Kalciumi.
ZGJIDHJA:  kos, djathë te forte si parmixhano, brokoli, bajame, fasule, qiqra, susam.

 

Pin It