Jetoi në kohë e mbi kohën!

Profeti Muhamed (a.s.) sot është portretizuar si njeriu më i madh reformator, që ndryshoi botën me ligjet e Islamit e vazhdon të mbetet i tillë. Ai është modeli që kanë ndjekur e do të ndjekin besimtarët islamë. Me kushtetutën hyjnore u bë mendimtari, legjislatori, edukatori, burri i shtetit, që realizoi gjithçka në zbatimin e ligjeve islame. Procesi i përhapjes së Islamit mbetet aktual, e si i tillë, ai konsiderohet si njeriu më i madh i djeshmes, të tashmes e të ardhshmes, madhështia e të cilit nuk ka të krahasuar.

Në personalitetin e Muhamedit mund të gjejmë të përmbledhura të gjitha virtytet njerëzore, dhuratë hyjnore; virtyte këto që përballojnë e zhvillojnë njerëzimin në aspekte të ndryshme të jetës fizike, ndijore, shoqërore, mendore, morale e shpirtërore. Në karakterin e tij spikatnin cilësi të rralla si: sinqeriteti, bujaria, mendjegjerësia, papërkulshmëria, gjakftohtësia në kundërshtime e armiqësi, përulja në bamirësi, modestia, trimëria dhe guximi, shpirtmadhësia, dashuria e flaktë për fëmijët e, mbi të gjitha, misioni i tij fisnik. Prandaj madhështia e këtij profeti të Islamit tregon se ka jetuar në kohë dhe mbi kohën.

Pin It