Peshkaqenët e e Groenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet dhe janë kafshët më jetëgjata në botë. Disa prej tyre kanë lindur në vitet ‘600, ndërsa në Evropë ndizej lufta e viteve ’30 dhe në Francë sundonte Mbreti Louis XIV.
Peshkaqenët janë studiuar nga një ekip hulumtues i udhëhequr nga Julius Nielsen dhe i formuar nga hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës, Instituti i burimeve natyrore të Groenlandës, Akuariumi Kombëtar i Danimarkës dhe Universiteti Norvegjez i Arktikut. Peshkaqenët e Groenlandës, emri shkencor i të cilit është ‘Somniosus microcephalus’, janë të përhapura në të gjithë ujërat e Atlantikut të Veriut dhe shkojnë deri në veri më shumë se çdo specie tjetër e këtij lloji. Të rriturit mund të arrijë deri në 5 metra gjatësi dhe rriten me një ritëm shumë të ngadaltë, rreth një centimetër në vit, të mjaftueshme për të arritur pjekurinë seksuale në 150 vjet.
Shumë pak dihet për biologjinë e tyre, por sipas autorëve, shkalla shumë e ngadaltë e rritjes së tyre, është sekreti i jetëgjatësisë. Për të përcaktuar moshën mesatare të këtyre peshqve, hulumtuesit kanë përdorur radiokarbon teknikë, duke analizuar lentet e syrit të 28 femrave të kapura gjatë një fushate të kryer midis vitit 2010 dhe 2013. Grupi më i vjetër kishte 335 dhe 392 vjet dhe kanë arritur një gjatësi prej 4.93 metra dhe 5.02 metra. Të tjerët ishin të rinj dhe kishin mesatarisht 272 vjet. Nëse njerëzit që festojnë një shekull të jetës, është një arritje e rrallë, këta peshkaqenë për 100 vjet janë ende shumë të rinj dhe të jetojnë dy herë më shumë në krahasim me speciet e tjera që jetojnë më gjatë të zbuluara deri më tani (balena “Bowhead”, e cilët jeton mesatarisht 200 vjet. Disa breshka mund të kalojnë 170 vjet). Megjithatë, ka jovertebrorë që jetojnë edhe më gjatë dhe janë molusqet ushqimor: mostra më e vjetër e oqeanit që zbuluar ndonjëherë, shkonte deri në 507 vjet.
Zbulimi i jetëgjatësisë së jashtëzakonshme të këtyre peshkaqenë ishte një surprizë për studiuesit. Këto kafshë, edhe pse ato, janë të dokumentuara në librat e shkencës nga fundi i viteve ‘800 dhe janë ende shumë misterioze, pasi shumë pak dihet prej tyre. Të dish se këto peshkaqenë janë më të vjetrit që jetojnë në planet dhe kanë kaluar nëpër disa shekuj të historisë për studiuesit është një arsye më shumë për të mbrojtur speciet.