Kalendari historik, 1 dhjetor

1 Dhjetori është dita e 335-të e kalendarit gregorian (dita e 336 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 30 ditë.

80ba105e44b859176e999287be39c136
1083 – Lindi Anna Komnena, historiane bizantine, bija e perandorit Aleks Comnenus dhe e Irena Dukas. Ana komplotoi që i vëllai të mos e merrte fronin; por u zbulua dhe së bashku me të ëmën mbyllen në manastir, ku Anna kaloi jetën e saj dhe shkroi historinë prej 8 vëllimesh e njohur si Aleksiada; përshkrim i kryqezatës së parë nga këndveshtrimi bizantin. Në libër, Ana tregon mbi pushtimin e Shqipërisë nga normanët dhe se si Robert Guiskard a Duka i Pulias, (rivali i babait të saj perandorit Aleks) rrethoi Durrësin në vitin 1081, fitoi, dhe u vu në ndjekje të perandorit. Anna Comnena e përshkruan ngjarjen me hollësi, duke përmendur disa toponime të asaj kohe si “KakePleurë (Ndroq), Charzanes (Erzen), Achrida (Ohri), Babagora (Krraba)”, etj. Anna Komnena vdiq më 1153.

pjeter-budi-bishopp-an-writer

1622 – Vdiq Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566; u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.

 

download

 

Dita botërore kundër AIDS-it

Pin It