Kalendari historik: 1 prill

1748 – Inxhinieri spanjoll Rocque Joaquin de Alcubierre rizbulon rrënojat e Pompeit, qytet i shkatërruar nga vullkani në vitin 76. Objektet e mbuluara nga hiri i vullkanit ishin ruajtur për shekuj për shkak të mungesës së ajrit dhe lagështisë, duke krijuar një pasqyrë jashtëzakonisht të hollësishme të jetës në një qytet romak të asaj periudhe. Gjuhëtarë,  si Theodor Kraus, mendojnë se rrënja e fjalës Pompei mund të jetë fjala etruske “pompe” “pesë”, çka sugjeron se komuniteti përbëhej nga pesë fshatra ose pesë fise.  Pompei ka qenë një destinacion i rëndësishëm turistik në Itali për më shumë se 250 vjet; sot gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO; dhe vizitohet nga përafërsisht 2.5 milion njerëz çdo vit.

1778 – Oliver Pollock,  biznesmen nga New Orleans, krijon simbolin $ për dollarin amerikan. Oliver Pollock lindi më 1737, në Koleraine, Irlandë, emigroi në Amerikë kur ishte adoleshent dhe vdiq më 17 dhjetor 1823, Misisipi. Pollok ishte tregtar i sukseshëm dhe financues i Luftës Revolucionare Amerikane.

1891 – Vendoset lidhja telefonike midis Londrës dhe Parisit.

Në vitin 1889: Në shitje doli makina e parë pjatalarëse.

Në vitin 1918: Në Britaninë e Madhe themelohet Aviacioni Mbretëror (Royal Air Force – RAF).

Në vitin 1927: Paraqitet magnetofoni i parë.

1945 – Masakra e Tivarit-është një masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

1946 – 400 mijë minatorë amerikanë të qymyrit hidhen në grevë për paga më të larta, përfitime shëndetësore dhe rregulla të sigurisë teknike. Nga mesi i majit, greva kishte paralizuar prodhimin industrial të vendit dhe qeveria federale (presidenti Truman) mori në kontroll minierat dhe urdhëroi grevistët të ktheheshin në punë. Por kompanitë e qymyrit refuzuan të bien dakord me zgjidhjen e arritur nga qeveria me sindikat e minatorëve; kështu më 21 nëntor, punëtorët e lanë përsëri punën. Greva përfundoi në dhjetor, kur kompanitë e qymyrit ranë dakord për shumicën e kërkesave.

1) Steve Jobs vdiq më 2011, në moshën 55 vjeçare. Ai la pas një pasuri  neto prej 8, 3 miliardë dollarësh.
2) Stephen Gary Wozniak  (datëlindja 1950), i njohur si “Woz”, është shpikës, inxhinier elektronik, dhe programues kompjuteri. Ai projektoi kompjuterat Apple I dhe II në fund të viteve 1970.
3) Ronald Gerald Wayne (datëlindja 1934) është punëtor në pension i industrisë elektronike. Ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen administrative të Apple Inc, por shpejt hoqi dorë, duke e shitur pjesën e tij të kompanisë për 2300 dollarë. Sot, kjo 1/3 që Wayne shiti, ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

Lindje

  • 1815 – Otto von Bismarck, politikan gjerman (vdiq më 1898)
  • 1957 – Besnik Bardhi, mjek (otorinolaringolog),veprimtar

Vdekje

  • 1922 – Karl I, perandor i Austrisë (lindi më 1887)
  • 1952 – Ferenc Molnár, shkrimtar hungarez (lindi më 1878)
Pin It