Parashikimi i motit, e shtunë 1 prill 2017

Orët e paradites do të karakterizohen nga moti i kthjellët për vendet Perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore lindore, më të dukshme vranësirat paraqiten në verilindje të territorit.

Po ashtu edhe pasditja do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në të gjithë territorin, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Pin It