Si t’i bëjmë 10 minutat e para në punë sa më produktive

Dhjetë minutat e para të ditës mund të përcaktojnë produktivitetin për gjithë pjesën tjetër. Prandaj kujdesuni që të bëni gjërat e duhura për të patur një ditë të suksesshme në punë.

  1. Shkruaj tre gjëra për të cilat je falenderues që i ke

Një studim i Universitetit të Majamit tregon se njerëzit që kujtojnë çdo ditë gjërat për të cilat janë falenderues, janë më të lumtur dhe produktivë në punë. Mirënjohja e përditshme rrit nivelin e entuziazmit, optimizmin dhe energjinë, ul depresionin dhe stresin. Sipas gjetjeve njerëzit mirënjohës ndjehen më të lumtur.

  1. Rregullo tryezën

Asgjë nuk është më e keqe se rrëmuja në zbehjen e produktivitetit. Nëse vështirësohesh sa herë që kërkon një laps, letër, dokument të rëndësishëm mes rrëmujës së tryezës, je duke humbur kohë që nuk kthehet mbrapsht. Kështu që 10 minutat e para të ditës kaloji duke vendosur çdo gjë aty ku duhet të jetë.

  1. Kontakto kolegët

Filloi ditën duke përshëndetur kolegët. Thoni “mirëmëngjes”, pyetini si janë me shëndet, si kanë kaluar, a kanë ndonjë shqetësim dhe më par urojuni ditë të mbarë. Kjo praktikë do të ndihmojë në ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive në punë, e cila reflektohet edhe në produktivitet.

  1. Shkruaj tre objektivat kryesorë të ditës

Kjo ju ndihmon të qëndroni të fokusuar përgjatë ditës, të mos shpërqëndroheni nga detyrat e shumta dhe ta konsideroni veten të suksesshëm në fund të saj.

  1. Rishiko dhe konfirmo listën e detyrave

Kjo listë ju ndihmon të organizoni ditën, të përmbushni detyrat dhe të mos harroni gjëra të rëndësishme për t’u realizuar. Kështu përcaktoni prioritetet dhe domosdoshmëritë.

  1. Shkruaj pohimin e ditës

Këto janë disa të vërteta që ju ndihmojnë të mendoni pozitivisht për veten dhe botën. Largoni negativitetin dhe kujtojini vetes diçka që ju bën të ndiheni krenar për vendin tuaj të punës dhe veten.

  1. Lexoni diçka frymëzuese

Motivoni veten me disa thënie të urta të njerëzve të mëdhenj, me një histori frymëzuese dhe një shembull suksesi. Nuk ka gjë më të bukur për të shtuar energjitë e fillimit të ditës.

Pin It