Kalendari historik: 10 maj

1497 – Eksploruesi Italian Amerigo Vespucci niset për lundrim e tij të parë në Botën e Re. Ai mund të mos ishte i pari që shkeli në Hemisferën perëndimore, por emri i tij mbeti kur kontinenti i ri u quajt ‘Amerigo’.

1503 – Kristofor Kolombi zbulon Ishujt Kajman.

1837 – Paniku i vitit 1837: Bankat e qytetit Nju Jork falimentojnë, dhe papunësia arrin nivele të larta rekord.

1872 – Victoria Woodhull bëhet gruaja e parë e emëruar për presidente e SHBA-së nga shoqata për të drejtën e grave për të votuar. Victoria Woodhull lindi më 23 shtator 1838 në Ohio. Në 1870, Woodhull krijoi të përjavshmen Claflin, një botim radikal, ku ajo shprehur idetë e saj mbi një sërë temash shoqërore. Revista botoi edhe përkthimin e parë në gjuhën angleze të Manifestit Komunist të Karl Marksit. Viktoria humbi në zgjedhje dhe më vonë emigroi në Britani, ku u mor me aktivizëm – vdiq në Angli në vitin 1927.

1927 – Hoteli Statler në Boston, Masaçusets, instalon kufje dëgjimi në 1300 dhomat e hotelit. Ishte hera e parë që një hotel ofronte transmetime radiofonike për klientët e vet.

1933 – Kancelari gjerman Adolf Hitler ndërmerr djegien massive të librave në mbarë Gjermaninë – librat e parë ishin të autorëve me prejardhje hebraike.

1945 – Trupat sovjetike hyjnë në Pragë, kryeqyteti i fundit evropian nën pushtimin nazist i çliruar në fund të luftës së dytë botërore.

1994 – Nelson Mandela bën betimin si president i parë zezak i Afrikës së Jugut. “Kam ecur në këtë rrugë të gjatë të lirisë. Kam provuar të ndalem; Kam bërë edhe hapa të gabuar. Por kam zbuluar sekretin se pas ngjitjes së një kodre, ka kodra të tjera. Jam ulur një minutë për parë nga kam ardhur. Por mund ta bëj këtë vetëm për një moment sepse me lirinë vijnë përgjegjësitë, dhe nuk guxoj të pushoj gjatë, pasi udhëtimi nuk ka mbaruar…Nuk jam shenjtor, nëse nuk mendoni se shenjtori është mëkatar i cili vetëm përpiqet.”

Lindje

  • 1876 – Ivan Cankar, letrar slloven
  • 1962 – David Fincher, regjisor, producent filmi dhe aktor amerikan
  • 1950 – Sabri Hamiti, shkrimtar shqiptar
  • 1955 – Kemajl Shaqiri, ushtarak shqiptar
  • 1960 – Bono, vokalisti i bendit U2
  • 1963 – Suzan-Lori Parks, shkrimtare amerikane
  • 1971 – Luan Krasniqi, boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë
  • 1977 – Nick Heidfeld, garues automobilash dhe Formula 1 pilot gjerman

Vdekje

  • 1981 – Ali Bakiu, fotograf shqiptar

Festa dhe përvjetore

  • 1877 – Salvadori shpall pavarësinë
  • 1877 – Rumania shpall pavarësinë
Pin It