Qeset plastike nuk do të lejohen më pas datës 1 korrik. Qeveria i ka dhënë dakordësinë vendimit për ndalimin e prodhimit, importimit dhe shitjes së tyre, duke propozuar qese të riciklueshme në vend të tyre. Këshilli i Ministrave i ka dhënë 2 muaj kohë biznesit të rinovojë teknologjinë, ndërsa po zhvillohet edhe një fushatë ndërgjegjësuese.
“Vendimi kërkon masa drastike, kërkon që 2 muaj pas hyrjes në fuqi, të mos ketë më përdorim të qeseve plastike, masa e gjobës është e një niveli të konsiderueshëm nga 10 milionë deri në 15 milionë lekë të vjetra kushdo përdorues apo prodhues i këtyre qeseve plastike, por përsëri e gjithë kjo do të jetë një fushatë jo vetëm pjesë e goditjes së organeve ligjzbatuese, por duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e gjithë qeverisë që ta refuzojmë këtë fenomen sepse na dëmton shumë dhe nuk është një kërkesë shqiptare, pasi bota e ka bërë prej kohësh”, -deklaroi ministri.