Kalendari historik 10 prill

10 Prilli është dita e 100-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 265 ditë.

1553 – Lindi Hugo Grotius, jurist holandez – filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat – hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare, bazuar në ligjin natyror. Në “Mare Liberum” botuar  më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit, deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur  lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.

1858 –  Në Londër, “Big Ben “, këmbana 13.76 tonësh, e riderdhur, u vendos në Kullën e Westminsterit.

1994 – Forcat e NATO-tos përherë të parë nga themelimi bombarduat pozicionet serbe në rrethinën e Gorazhdës, Bosnja dhe Hercegovina.

 

Lindje

1936 – John Madden, artist amerikan

1941 – Paul Theroux, romancier amerikan

1954 – Anne Lamott, shkrimtare amerikane

1984 – Mandy Moore, muzikan amerikan

Vdekje

1585 – Papa Gregor XIII emri i të cilit ishte Ugo Buoncompagni. Njihet si reformues i kalendarit Gregorian.

1962 – Stuart Sutcliffe kengtar dhe piktor skocezo-britanik (lindur me 1940)

2010 – Lech Kaczyński Presidenti në detyrë i Polonisë

Pin It