Kalendari historik: 10 prill

1553 – Lindi Hugo Grotius, jurist holandez – filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat – hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare, bazuar në ligjin natyror. Në “Mare Liberum” botuar  më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit, deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur  lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.

1858 –  Në Londër, “Big Ben “, këmbana 13.76 tonësh, e riderdhur, u vendos në Kullën e Westminsterit.

1869 – Jose Marti themelon Partinë Revolucionare kubane.

1919 – Udhëheqësi i Revolucionit meksikan Emiliano Zapata vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.

Lindje

         1778 – William Hazlitt, kritik anglez (vdiq më 1830)
         1847 – Joseph Pulitzer, gazetar dhe publicist amerikan
  • 1932 – Omar Sharif, aktor filmi egjyptian.
  • 1936 – John Madden, artist amerikan
  •  1941 – Paul Theroux, romancier amerikan
  • 1954 – Anne Lamott, shkrimtare amerikane
  • 1984 – Mandy Moore, muzikan amerikan

Vdekje

  • 1585 – Papa Gregor XIII emri i të cilit ishte Ugo Buoncompagni. Njihet si reformues i kalendarit Gregorian.
  • 1962 – Stuart Sutcliffe kengtar dhe piktor skocezo-britanik (lindur me 1940)
  • 2010 – Lech Kaczyński Presidenti në detyrë i Polonisë

 

Pin It