Parashikimi i motit, e hënë 10 prill 2017

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore, më të dukshme në jug – Juglindje të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Pin It