Parashikimi i motit, e enjte 18 maj 2017

Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe pasditja do të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta zonat malore.

Përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale, ndërsa vlerat maksimale do të pësojnë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It