Parashikimi i motit, e shtunë 6 maj 2017

Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dendura do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira të dobët e lokal në ekstremin verior.

Parashikohet që  vranësirat të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë vendin gjatë orëve të pasdites, por herë pas here do të ketë gjithashtu intervale me kthjellime. Gjatë natës do të këtë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket, temperaturave te ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pin It