Parashikimi i motit, e enjte 15 qershor 2017

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët por me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet moti për zonat malore.

Orët e pasdites do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të dendura zonat malore, më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar shira të izoluar. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It