Kalendari historik: 11 korrik

11 Korriku është dita e 192-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 173 ditë.

Ngjarje

1798 – Ri-themelohet Korpusi i Marinës i Shteteve të Bashkuara, në përgatitje për një luftë me Francën; Korpusi i marinës ishte shpërbërë pas luftës amerikane për pavarësi. Por në vitin 1798 – 1800 Shtetet e Bashkuara, në aleancë me Britaninë, kishin hyrë në  konflikt, ose luftë të pashpallur apo luftë pirate, me Francën.

1889 – Themelohet qyteti Tijuana, Meksikë. Në dokumentet e para historike qyteti përmendet me  emrat: La Tia Juana, Tiguana, Tiuana, Teguana, Tiwana, Tijuan, Ticuan, dhe Tijuana. Teoria e pranuar nga historianët është se toponimi Tijuana rrjedh nga një fjalë e gjuhës Kumeyaay – fis autokton – dhe do të thotë ‘bregdet, ndanëujë’. Etimologjia popullore shpjegon se emri Tijuana është bashkim i Tia dhe Juana, versionin spanjisht ‘Teze Juana’, etimologji e nxitur nga  banorët për ta paraqitur Tijuanën si qytet mikpritës për turistët.

1919 – Dita 8-orëshe e punës dhe e diela pushim bëhet ligj për punëtorët në Holandë. Lëvizja për 8 orë punë në ditë është pjesë e historisë së hershme për festimin e Ditës së Punës dhe Ditës së 1 Majit mes shumë popujve dhe kulturave.

1920 – Me anë të një referendumi banorët e Prusisë Lindore vendosin të mbeten pjesë e Gjermanisë. Pas referendumit, turma gjermanësh filluan sulmet ndaj banorëve prusiano-lindorë polakë (priftërinj e politikanë), të cilët u dëbuan nga shtëpitë  tyre.

1930 – Në Kajro, Egjipt, vdiq Çajupi, Andon Zako (64 vjeç), atdhetar, rilindas, poet romantik i madh midis De Radës e N. Frashërit. Vdiq në korrik – por la pas (mes të tjerash) këtë poezi – me shpresë që shqipëtarët të zgjoheshin:

 

 

1947 – Anija Exodus 1947 niset nga Franca për në Palestinën britanike. Shumica e emigrantëve ishin mbijetues të Holokaustit dhe ishin pajisur me dokumenta për të emigruar në Palestinë. Pas mbulimit të gjerë nga shtypi, marina mbretërore britanike e kapi anijen dhe i ktheu të gjithë pasagjerët në Evrope. Historianët thonë se  Exodus 1947 ndihmoi për të bashkuar komunitetin hebre të Palestinës, si dhe thelloi dukshëm simpatinë ndërkombëtare për gjendjen e vështirë të të mbijetuarve të Holokaustit, duke shtuar mbështetje për idenë e një shteti hebre (Izrael).

1962 – Projekti Apollo: Në një konferencë shtypi, NASA shpall misionin për vajtje ardhje në Hënë. Dhe projekti Apollo ia arriti me sukses qëllimit, pavarësisht nga fillmi i keq më 1967, kur gjatë një provë nisjeje paraprake, zjarri shpërtheu në kabinën e anijes Apollo 1, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit. Pas zbritjeve të para të njerëzve në Hënë (1969), plane u bënë për eksplorimin afatgjatë gjeologjik dhe astrofizikë; shkurtimet e buxhetit detyruan anulimin e disa prej tyre. Pesë nga gjashtë misionet arritën të kryenin ulje të suksesshme në Hënë, por Apollo 13 u pengua të ulej nga humbja e oksigjenit në anije. Ekuipazhi u kthye në Tokë në mënyrë të sigurt duke përdorur Sondën Hënore si “varkë shpëtimi”.

1995 – Masakra e Srebrenicës; këtë ditë ndodhi vrasja e më shumë se 8 mijë boshnjakëve, kryesisht burra dhe djem, në dhe rreth qytetit të Srebrenicës, gjatë luftës në Bosnjë. Vrasjet u kryen nga njësite të Ushtrisë së Republikës serbe të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, me ndihmë vullnetarësh nga Serbia e Rusia.

 

Lindje

1767 – John Quincy Adams, presidenti i 6-të i SHBA-së (v. 1848)

1772 – Pietro Carlo Guglielmi, kompozitor italian

1951 – Aleksandër Peçi, kompozitor shqiptar

 

Vdekje

1839 – Mahmuti II, sulltan i Peradnorise osmane

1974 – Par Lagerkvist, letrar suedez

1982 – Mehmed Meša Selimović, letrar boshnjak

Festa dhe përvjetore

Dita Boterore e Popullsise

Pin It