“Zemra e malit”, logoja e produkteve të prodhuara në zonat malore

“Zemra e malit” është logoja e produkteve të prodhuara në zonat malore të Shqipërisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka shpallur konkursin për dizenjimin e logos së produkteve të malit.

Një mekanizëm marketimi i cili synon të bëjë të dukshme origjinën malore të këtyre produkteve, duke u shtuar forcën e tregut.

Kjo nismë është një bashkëpunim mes MBZHR dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.

Kohëzgjatja e aplikimit për konkursin e logos është nga data 26 Qershor deri në datën 15 Korrik 2018.

MBZHR ftohen të gjithë dezinjatorët, arkitektët, studiot e marketingut etj të aplikojnë për këtë logo të re që do t’i japë një nxitje të re tregut të këtyre produkteve, që janë ndër më të kërkuarat jo vetëm në tregun vendas por edhe ato të huaja. ATA

Pin It