Kalendari historik: 11 prill

1919 – Themelohet Organizata Ndërkombëtare e Punës – si pjesë e Traktatit të Versajës që i dha fund Luftës së Parë Botërore, për të pasqyruar besimin se paqja universale dhe e qëndrueshme mund të realizohet vetëm nëse  bazohet në drejtësi shoqërore.

1921 – Për herë të parë: Në shtetin Iowa vendoset taksa mbi cigaret.

1970 – Apollo 13 niset për në Hënë. Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tre ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim bombol oksigjeni e dëmtoi anijen. Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.

1981 – Organizohen demostratat e para shqiptare në Bernë të Zvicrës.

1985 – Shqipëria në zi – Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; “humbje e thellë” do ta quante shtypi nën kontrollin e tij në Shqipëri; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “….ka pak arsye për keqardhje…vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë” (The Times, 12 prill 1985).

  • 1992 – “Euro Disney”, park argëtues – hapet në afërsi të Parisit

  • Lindje

    • 1357 – João I, mbret i Portugalisë (vdiq më 1433)
    • 1872 – Aleksandër Stavre Drenova, poet, publicist dhe patriot
    • 1914 – Norman McLaren, artist skocez (vdiq më 1987)
    • 1943 – Mark Strand, poet amerikan
    • 1958 – Genc Ruli, politikan shqiptar
    • 1893 – Dean Acheson, burrështetas amerikan, (vdiq më 1971)
    • 1908 – Leo Rosten, romancier amerikan (vdiq më 1997)
    •  1953 – Andrew Wiles, matematikan anglez
    • 1981 – Alessandra Ambrosio, modele braziliane

    Vdekje

    • 1985 – Derivsh Shaqa rapsod i njohur shqiptare
    • 1985 – Enver Hoxha, udhëheqës e Shqiperisë komuniste (lindi më 1908)
    • 1999 – U vra Agim Ramadani Komandat ne UÇK dhe Shkirmtar,Poet,Piktor shqiptar.

    Festa dhe përvjetore

    • Kosta Rika – Dita e betejës në Rivas
Pin It