Kalendari historik: 11 prill

491 – Flavius Anastasius Dyrrhachium bëhet Perandor bizantin, me emrin  Anastasius I, dhe qëndroi në fron derisa vdiq më 498.  Gjatë mbretërimit të tij kufiri romak iu nënshtrua një ri- fortifikimi  duke përfshirë Durrësin, të cilin e bëri një nga qytetet më të fortifikuar në rajon. Anastasi kishte lindur në Durrës në një familje fisnikësh ilirë (data është e panjohur, por mendohet të ketë lindur jo më vonë se viti 430 ose 431). Anastasi kishte një sy të zi dhe një blu ((heterochromia), dhe për këtë arsye ai njihej edhe me emrin Dicorus.

1814 -Traktati i Fontainebleaut përfundon Luftën e Koalicionit të 6 vendeve evropiane kundër Napoleon Bonapartit, i cili detyrohet të kapitullojë pa kushte dhe internohet në ishullin Elba.

1899 – Hyn në fuqi marrëveshja që i dha fund Luftës spanjolle -amerikane.

1919 – Themelohet Organizata Ndërkombëtare e Punës – si pjesë e Traktatit të Versajës që i dha fund Luftës së Parë Botërore, për të pasqyruar besimin se paqja universale dhe e qëndrueshme mund të realizohet vetëm nëse  bazohet në drejtësi shoqërore.

1921 – Për herë të parë: Në shtetin Iowa vendoset taksa mbi cigaret.

1970 – Apollo 13 niset për në Hënë. Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tre ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim bombol oksigjeni e dëmtoi anijen. Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.

1981 – Organizohen demostratat e para shqiptare në Bernë të Zvicrës.

1985 – Shqipëria në zi – Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; “humbje e thellë” do ta quante shtypi nën kontrollin e tij në Shqipëri; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “….ka pak arsye për keqardhje…vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë” (The Times, 12 prill 1985).

  • 1992 – “Euro Disney”, park argëtues – hapet në afërsi të Parisit

  • Lindje

    • 1357 – João I, mbret i Portugalisë (vdiq më 1433)
    • 1872 – Aleksandër Stavre Drenova, poet, publicist dhe patriot
    • 1914 – Norman McLaren, artist skocez (vdiq më 1987)
    • 1943 – Mark Strand, poet amerikan
    • 1958 – Genc Ruli, politikan shqiptar
    • 1893 – Dean Acheson, burrështetas amerikan, (vdiq më 1971)
    • 1908 – Leo Rosten, romancier amerikan (vdiq më 1997)
    • 1953 – Andrew Wiles, matematikan anglez
    • 1981 – Alessandra Ambrosio, modele braziliane

    Vdekje

    • 1985 – Derivsh Shaqa rapsod i njohur shqiptare
    • 1985 – Enver Hoxha, udhëheqës e Shqiperisë komuniste (lindi më 1908)
    • 1999 – U vra Agim Ramadani Komandat ne UÇK dhe Shkirmtar,Poet,Piktor shqiptar.

    Festa dhe përvjetore

    • Kosta Rika – Dita e betejës në Rivas
Pin It