Kalendari historik: 12 Janar

12 Janari është dita e 12 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 353 ditë.

Ngjarje

1777 – Në Kaliforni, themelohet Misioni Santa Clara de Asis në atë që është tani Santa Klara, qytet në qendër të Luginës Silicon, ku kanë selitë disa prej kompanive të teknologjisë së lartë. Ndërsa Universiteti Santa Clara, është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në shtetin e Kalifornisë.

1964 – Në  Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si, Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti. Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash; më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www),  dhe model i shitjeve në internet. Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë.

2007 – Cometa McNaught arriti perihelionin duke u bërë kometa më e ndritshme në 40 vitet e fundit.

Lindje

1862 – Anton Xanoni, shkrimtar shqiptar

1944 – Fatos Kongoli, shkrimtar shqiptar
1946 – Cynthia Robinson, muzikante amerikane (Sly & the Family Stone)
1946 – George Duke, muzikant amerikan
1959 – Per Gessle, muzikant suedez (Roxette)

Vdekje

1984 – Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha,dëshmorë të Kombit shqiptar
1976 – Agatha Christie, shkrimtare britanike

Pin It