Kalendari historik: 12 qershor

12 Qershori është dita e 163-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 202 ditë.

1924 – Qeveria e sapoformuar (pas revolucionit të Qershorit) e kryesuar nga Fan Noli, shpalli programin e saj prej 20 pikash.

1924 – Në Milton, Masaçusets, lindi George H. Bush, president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43-të, George W. Bush.  Xhorxh Bush, Plaku njihet per paralajmërimin e krishtlindjeve që u dha zemër dhe shpresa shqiptarëve: ”Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura për të përdorur forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi.” (letër dërguar Millosheviçit më 25 dhjetor 1992); Më 2007 në Tiranë, në vizitën historike, Xhorxh Bush, i Riu do të shpallte: “Më mirë herët se vonë ju duhet të thoni mjaft është mjaft – Kosovë e pavarur”.

1942 – Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13-të, dhe fillon të hedhë në të mendimet e përditëshme. Dhe Ana ishte në pozitë unike për ta bërë botën të kuptojë se ç’do të thotë të fshehësh plotësisht ekzistencën tënde në këmbim për një shans vetëm për të mbijetuar në një regjim diktatorial. Anne Frank kishte lindur në Frankfurt am Main në vitin 1929. Familja u largua në Holandë në vitin 1933, kur Hitleri erdhi në pushtet. Frankët ishin hebrenj. Në Holandë ata jetuan të qetë deri sa Gjermania pushtoi vendin në vitin 1940; pastaj, familja Frank – e përbërë nga Otto, gruaja e tij dhe dy vajzat, përfshi Anën – u fsheh në një shtëpi në Amsterdam. Ana shkroi ditarin e saj nga qershori 1942 deri në gusht 1944, kur familja u kap nga nazistët dhe u deportua në Gjermani, ku Ana vdiq në mars 1945 në kampin e përqendrimit të Bergen Belsen pak muaj para mbërritjes së trupave britanike. Nga familja, vetëm babai i saj mbijetoi; ai kishte qenë në kampin Aushvic dhe u çlirua në janar 1945 nga trupat sovjetike. Ditari i Anës, shkruar në holandisht, u gjet pas luftës nga pronari i shtëpisë ku familja Frank kishte qëndruar e fshehur në Amsterdam; ai e lexoi dhe ia dërgoi menjëherë botuesit. Ditari i Ana Frankut u botua në vitin 1946 a 47 – deri më sot ky libër është shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 70 gjuhë.

1967 – Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara shpall se të gjitha ligjet që ndalojnë martesën ndër-racore janë jo-kushtetues.

1994 – Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë.

1999 – Lufta në Kosovë: Operacioni “Joint Guardian” fillon kur një forcë paqeruajtëse (KFOR) e drejtuar nga NATO hyri në Kosovë.

Lindje

1924 – George Herbert Walker Bush – Presidenti i 41-të i SHBA-së.

1929 – Anneliese Marie Frank – shkrimtare gjermane me origjinë hebreje.

1974 – Lulzim Basha, politikan shqiptar, Kryetar Partisë Demokratike të Shqipërisë.

1981 – Adriana Lima, Fotomodele braziliane

Vdekje

1920 – Selam Musai, luftëtar i shquar shqiptar pjesëmarrës në Luftën e Vlorës në 1920.

Festa dhe përvjetore

Dita e Lirisë në Kosovë, çlirimi i Kosovës nga sundimi serb.

Pin It