Kalendari historik, 13 nëntor

 

Kalendari historik, 13 nëntor

screen-shot-2015-08-19-at-10-21-09

565 – Vdiq Justiniani i parë (Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus), i njohur si Justiniani i Madh. Ai ishte perandor bizantin nga vitet 527 – 565. Gjatë mbretërimit të tij, Justiniani u përpoq të ringjallë madhështinë e perandorisë Romake dhe rimori gjysmën perëndimore të humbur. Justiniani vlerësohet si nga figurat më të rëndësishme të antikitetit të vonë. Ai ishte i fundit Perandor romak që përdori latinishten si gjuhë të parë. Ndikimi i administratës së tij u shtri përtej kufijve të kohës dhe mbizotërimeve të tij. Ambicia e tij ishte restaurimi i perandorisë, prandaj shpesh është quajtur edhe “romaku i fundit”. Ushtria e Justinianit, nën komandën gjeneralit Belisarius (gjithashtu ilir) e shtriu kontrollin romak deri në Oqeanin Atlantik. Më pas Belisarius, Narses, dhe gjeneralë të tjerë pushtuan mbretërinë e Ostrogotëve, rimorën Dalmacinë, Sicilinë, Italinë dhe Romën, pas më shumë se gjysmë shekulli nën kontrollin e barbarëve. Këto fushata rivendosën kontrollin romak mbi Mesdheun perëndimor. Një aspekt edhe më mbresëlënës i trashëgimisë së Justinianit është rishkrimi dhe njësimi i Kodit Civil romak, i cili është ende baza e Kodit civil në shumë shtete moderne.

beantoolkit

1969 – Apollo 12 u nis për në Hënë vetëm 4 muaj pas kthimit të Apollo 11.  Një natë më parë kishte rënë shi. Retë ishin shpërndarë, por shira të tjerë parashikoheshin. Zyrtarët e Nasa-s arritën në përfundimin se moti ishte i përshtatshëm dhe kështu Apollo 12 u nis nga Toka për në Hënë. 36 sekonda pas nisjes, një rrufe goditi raketën Saturn 5 që shtynte anijen. Anija Apollo humbi rrymën elektrike në sistemin e kontrollit. Aparaturat e ndërprenë funksionimin. Astronautët punuan me gjakftohtësi dhe e kthyen rrymën. Por një tjetër rrufe ra dhe rryma elektrike u ndërpre përsëri. Rrufeja e dytë nuk e preku raketën Saturn 5. Kështu kjo vazhdoi ta shtynte anijen në udhën e saj. Astronautët shumë shpejt ndreqën defektin. Gjendja u normalizua dhe Apollo 12 mundi të vazhdonte fluturimin drejt Hënës. Tre astronautët në bordin e Apollos ishin pilotë të marinës. Çarls Konrad ishte komandant i fluturimit. Richard Gordon, pilot i modulit komandues dhe Alan Bean ishte pilot i sondës për zbritjen në Hënë. Pas katër ditësh, Apollo 12 arriti afër vendit të uljes në Hënë. Zona quhej Stuhitë e Oqeanit, rreth 2 mijë kilometra në perëndim të zonës ku ishte ulur Apollo 11. Richard Gordon qëndroi në komandë të modulit duke i ardhur Hënës përreth. Çarls Konrad dhe Alan Bean fluturuan me sondë dhe e ulën në sipërfaqe të Hënës. Ata iu afruan sondës Surveyor 3, një anije pa pilot që kishte mbërritur 2 vjet më parë dhe kishte dërguar në Tokë rreth 6 mijë fotografi të Hënës, para se të ndalte së funksionuari. Konrad zbriti në sipërfaqen e Hënës. “Sipërfaqja është e butë, shpresoj të mos fundosem në të”, tha ai dhe zëri regjistrohej në qendrën e kontrollit të fluturimit në Tokë. Alan Bean ndoqi Konradin në sipërfaqen e Hënës dhe të dy mblodhën rreth 35 kilogram gurë. Ata lanë aty 5 instrumente shkencorë që do të dërgonin informata në Tokë. Para se të iknin, Bean dhe Konrad vizituan edhe sondën Surveyor që kishte kohë që nuk funksiononte. Këta dy astronautë qëndruan në Hënë rreth 30 orë. Pastaj u kthyen në anijen Apollo e cila i priste në orbitë dhe prej andej u nisën për në Tokë. Kapsula me 3 astronautët ra në oqeanin Atlantik, vetëm 6 kilometra nga vendi ku po i priste anija e flotës detare amerikane.

maxresdefault

1985 – Në Kolumbi:  Shpërthimi vulkanik në Nevado del Ruiz, në qytetin Armero ka shkaktuar vdekjen e 23 000 njerëzve.

kongresi-manastirit-1908

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njëhsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në këtë  Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

kongresi_manastiritGjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njëhsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër

Pin It