Zakoni i mirë i mëngjesit: Pini ujë të ngrohtë esëll

Ekspertët e  shëndetit dhe lëkurës bien dakord se konsumimi i ujit është i rëndësishëm për të mbajtur trupin të pastër nga toksinat dhe për të qenë të hidratuar.

Nisja e ditës me një gotë ujë është zakoni më i mirë për shëndetin. Si uji i ftohtë ashtu edhe ai vakët janë të mirë në këtë rast.

Gjithsesi, ekspertët rekomandojnë që të pini ujë të ngrohtë, të shoqëruar me pak limon, në mëngjes ose gjatë ditës për t’i sjellë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ja disa nga dobitë e ujit të ngrohtë:

Detoksifikon trupin

Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve.

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi  i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Pin It