Kalendari historik: 14 korrik

14 Korriku është dita e 195-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 170 ditë.

1798 – SHBA: Akti i Trazirave bëhet ligj duke shpallur krim federal çdo shkrim, publikim ose deklaratë të rreme apo shpifje kundër qeverisë. Pjesë të këtij akti u zbutën ose u shfuqizuan më 1802.

1867 – Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej  më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë – Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”, krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe (Çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.)

1913 – Lindi Gerald R. Ford Jr., presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij në lindje ishte Leslie Lynch King Jr, mirëpo bashkëshorti i dytë i nënës së tij më vonë e birësoi dhe ia ndërroi emrin.

 

Lindje

  • 1798 – Alessandro Antonelli, i arkitekt italian
  • 1862 – Gustav Klimt, piktor austriak
  • 1889 – Ante Pavelić, nacionalist kroat dhe udheheqës i SHPK (1941-1945)
  • 1903 – Irving Stone,letrar maerkan
  • 1918 – Ingmar Bergman, regjisor suedez
  • 1919 – Lino Ventura, aktor fancezo-italian
  • 1939 – Karel Svoboda, kompozitor çek
  • 1942 – Javier Solana, politikan spanjoll
  • 1943 – Hrvoje Hitrec, skenarist dhe letar kroat
  • 1985 – Altuna Sejdiu, këngetare maqedonase-kosovare

Festa dhe përvjetore

  • Dita Kombëtare në Malit të Zi
  • Dita e Republikës së Francës.
Pin It