Studimi: Përdorimi i letrës së aluminit sjell pasoja të rënda

Letrat e aluminit janë zgjidhja më e mirë për të mbajtur të ngrohtë për një kohë të caktuar ushqimet e sapo skuqura ose pjekura. Megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm për dëmët që mund t’i shkaktojë  organizmit tonë.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla të metaleve, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të marrin sasi shumë më të madhe për shkak të vendosjes së ushqimit në letër alumini.

Studiuesit  kanë publikuar hulumtimin i cili tregon se nëse e përdorni letrën e aluminit me rastin e gatimit të ushqimit mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Universiteti amerikan në Sharjah ka publikuar se një pjesë mishi që është përgatitur në leter përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Kanë publikuar edhe se si përdorimi i letrës së aluminit në gatimin e ushqimit është e lidhur edhe me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Perveç  problemit me eshtrat dhe me truri, me përdorimin e letrës së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë tuaja, thonë ata.

Studiuesit dr. Fathia Mohammed dhe dr. EssamZubaidy kanë gatuar lloje të ndryshme mishi me përbërës të ndryshëm.

Studimi ka treguar se ushqimi i gatuar në solucione të tharta, të lëngëta siç janë lëngu i limonit apo salca nga domatet, absorbojnë më së shumti metale nga letra  e aluminit.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla metali, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të fusin sasi më të mëdha metali për shkak të vendosjes së ushqimit në letër alumini.

 

Pin It