Kalendari historik, 14 maj

 

14 Maji është dita e 134-t e vitit, deri në fund janë edhe 231 ditë.

Ngjarje

1448- nisi në Sfetigrad njëra nga betejat më të gjata të luftëtarëve shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeu kundër ushtrisë turke, e cila ka hyrë në histori si Beteja e Sfetigradit.

1495 – Leonardo da Vinci fillon Darkën e Fundit  – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi. Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.

 

1664 – Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë  Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në PerëndIm. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu.

1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik.

2012 – Mjekësi; Shkencëtarët e Universitetit Stanford, SHBA, zhvillojnë prototipin e një syri Bionik. Kjo pajisje përfshin një implant të retinës me 24 elektroda që stimulojnë prodhimin e perceptimeve vizuale (të quajtur phosphenes) të cilat shfaqen si njolla drite. Syri bionik prototip është projektuar për të ndihmuar studiuesit për të mësuar më shumë se si truri interpreton informacionin nga stimulimi elektrik i syrit artificial. Raportimet nga pacientët i ndihmojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika stimuluese më të sofistikuara rreth përpunimit të shikimit për personat e verbër.

Lindje

1922 – Sinan Hasani, komunist, diplomat dhe shkrimtar († 2010)

1944 – George Lucas, regjisor filmi amerikan

1957 – William G. Gregory, astronaut shqiptaro-amerikan

1984 – Mark Zuckerberg Themeluesi i Facebook.

 

Vdekje

1912 – August Strindberg, shkrimtar, piktor dhe fotograf suedez

 

Pin It