Objektet që më mirë të mos i mbani në dhomën e gjumit

Janë disa objekte që është më mirë të mos i mbani në dhomën e gjumit. Harmonia e një dhome, madje e të gjithë shtëpisë, ndërtohet me kujdes përmes detajeve. Shumë prej tyre kalojnë pa u vënë re nga ana jonë.

1.Ekspertët rekomandojnë që lulet nuk duhen në dhomën e gjumit, përveç faktit se thahen shpejt për shkak të dhomës së mbyllur, mbajnë pluhur dhe dëmtojnë ata që vuajnë nga alergjitë.
2.Portokalli, e kuqe apo e verdha përfaqësojnë energji jo pozitive. Rekomandohen më shumë ngjyrat kafe, çokollatë apo okër.
3.Një dollap i çrregullt nuk i shërben askujt, për më tepër ju streson më shumë. Vendimi për të hequr gjithçka që nuk ju duhet, sjell një shëndet të mirë mendor dhe rregull në dhomë.
4.Pasqyrat janë element që reflektojnë energji. Për pasojë gjatë natës kjo energji kalon nga trupi jonë tek pasqyra dhe anasjellas.
Pin It