Kalendari historik: 14 Shkurt

14 Shkurti është dita e 45-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 320 ditë.

Ngjarje

1009 – Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.

1876 – Alexander Graham Bell aplikon patent për telefonin sikur dhe Elisha Gray.

1894 – Venusi përcaktohet nga astronomët të jetë edhe yll në mëngjes edhe yll në mbrëmje; Afërditë dhe Afërnatë.

1859 – Oregon bëhet shteti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Shteti është i njohur për shumë parqe kombëtare. Pema e Krishtlindjeve në shumë familjeve amerikane, vjen nga pyjet e Oregonit. “Alis volat Propriis” (Fluturon me krahët e veta) është motoja e shtetit që për kryeqytet ka Salemin dhe jo Portlandin. Amerika vazhdoi të shtohej; Më 1912, Arizona, bëhet shteti i 48-të, me kryeqytet Feniksin. Më shumë amerikanë indianë jetojnë në Arizona se në çdo shtet tjetër. Por ndikimi i spanjishtes është kudo, nga kanionet e mëdhenj deri  në shkretëtirën piktoreske, që e bëjnë Arizonën ta meritojë moton e saj shtetërore, “Ditat Deus” (Pasuri e Zotit a Zoti pasuron).

1912 – Arizona u pranua si shteti i 48-të i ShBA-ve.

1924 – U themelua International Business Machines Corporation (IBM).

1966 – Moskë – përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.

Pin It