Kalendari historik, 16 tetor

f04da2da78cd13c84d3002

Dita Botërore e Ushqimit. Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945). Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

13750756153_d0a614fb2a_o

1964 – Kina bëhet fuqia e pestë bërthamore e botës.

kissinger

1973 – Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Hanry Kissinger dhe Le Du Tho fitojnë çmimin “Nobel” për paqe.

20151010__20151011_a2_nd11millionman2p2

1995 – Me qindra mija burra zezakë u mblodhën në Washington për “Marshin e miliona burrave”, të udhëhequr nga lideri i “Kombit të islamit”, Laouis Frakhan.

177733970

Në 16 tetor të vitit 1940, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e embargos për të gjitha ngarkesat me hekurishte dhe çelik nga Japonia. Embargoja ishte rezultat i shqetësimeve amerikane në rritje rreth shtrirjes ushtarake japoneze në Azi dhe veçanërisht njoftimeve për sjellje barbare nga ana e trupave japoneze në Kinë. Embargoja amerikane dhe masa të tjera të përbashkëta ekonomike me Anglinë dhe Holandën, duke përfshirë edhe ndalimin e dërgesave me naftë, filluan të kërcënonin industritë e luftës të Japonisë dhe shtrirjen ekonomike të këtij vendi. Kabineti në Tokio shqyrtoi 2 përgjigje kryesore ndaj embargos: ose të braktiseshin ambicjet e Japonisë për perandori ose të pushtoheshin vendet në Azi, ku kishte me bollëk lëndë të parë të domosdoshme. Japonia zgjodhi alternativën e dytë. Ambicjet e vazhdueshme të Japonisë dhe sulmi kundër bazës së marinës amerikane në Pearl Harbor në vitin 1941 bënë që Shtetet e Bashkuara të hynin në luftën e dytë botërore.

Pin It