Kalendari historik, 18 tetor

cameria-c1200x600

1912 – Filloi Lufta e Parë Ballkanike.

captura-de-pantalla-2013-06-12-a-las-19-50-25
1968 – Bob Beamon vendosi rekordin botëror në kërcim për së gjati, prej 8.90 metrash në Lojërat Olimpike Verore. Ky u bë rekordi me jetëgjatësinë më të madhe në histori dhe 23 vjet më vonë, revista “Sports Illustrated” e emëroi si një ndër pesë momentet më të mëdha të shekullit njëzet.

80_745_420_glacier_zodiac_alaska_crp

1867 ­ Shtetet e Bashkuara marrin në zotërim Alaskën, duke e blerë nga Rusia. Ky territor i skajit më lindor të perandorisë cariste ndahej vetëm nga ngushtica e Beringut me Hemisferën Perëndimore. Rusët ishin evropianët e parë që mbërritën në Alaskë dhe kryen eksplorime të shumta.  Më 1959, Alaska u bë shteti i 49 i SHBA­së, dhe sot është ndër shtetet amerikane me popullsinë më të rrallë dhe pasuri të shumta natyrore mbi e nëntokë.

margaret_hasluck_1

1948 ­ Vdes në Dublin të Irlandës, Margaret Hardin Hasluck, skocezja tepër e interesuar në çështjet shqiptare ­ ajo ishte gjeografe, gjuhëtare, arkeologe, etnografe, mbledhëse folklori, studiuese dhe epigrafe (interpretuese e mbishkrimeve të lashta). Në vitin, 1911, Margaret përfundon Kembrixhin, por pa diplomë ­ deri në vitin 1948, nga ky universitet diplomoheshin vetëm meshkuj. Në Shqipëri, ajo ndërton shtëpinë e saj në Elbasan, ku jetoi për 13 vjet, duke u bërë një legjendë mes shqiptarëve të kohës. Margaret botoi artikuj të shumtë, përfshirë edhe gramatikën e parë anglisht­shqip, si dhe një libër leximi.

edison5

1931 ­ Shpikësi Thomas Alva Edison vdes në West Orange, Nju Xhersi, në moshën 84­vjeçare. Gjeniu i laboratorit në Menlo Park, në fëmijëri kishte qenë nxënës i dobët. Kur një mësues e quajti “me zhvillim të ngadalshëm mendor”, nëna e tij e zemëruar e hoqi nga shkolla dhe filloi ta mësonte në shtëpi. Thomas Edison tregonte shumë vite më vonë: “Nëna ime vërtet më bëri ky që jam sot. Ajo ishte aq e sigurt për aftësitë e mia dhe kjo më nxiti të mësoja për të mos e zhgënjyer”. Që në moshë të hershme, Thomas Edisoni magjepsej pas gjërave mekanike dhe eksperimenteve kimike. Ai njihet për qindra patenta shpikjesh (gramafoni, llampa elektrike, aparati filmik janë disa). Edisoni pati edhe ndonjë dështim, por kurrë nuk e pranonte dhe thoshte: “Nuk kam dështuar. Por vetëm kam gjetur 10.000 mënyra që s’japin rezultat”.

Pin It