Kalendari historik: 19 korrik

 

19 Korriku është dita e 200-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 165 ditë.

Ngjarje

360 pes –  Platoni shkruan dialogjet e tij me Timaeun dhe Kritian duke treguar mbi qytetërimin e lulëzuar Atlantean 9,000 vjet para kohës së tij. Platoni është burimi i parë i kësaj legjende. Sipas tij, Atlantis ishte një ishull i lashtë që u përmbyt nga ujrat e detit. Shumë kanë kërkuar për ishullin e humbur por pa dobi. Ndërsa Atlantis ka gjasa se kurrë nuk ka ekzistuar, siç e përshkroi Platoni, elemente të historisë së tij mund të jenë marrë nga ngjarje të vërteta – Toka ka përjetuar disa qytetërime që janë shuar. Disa thonë se në kohët e lashta Atlantis merrej si tregim alegorik për të treguar se çfarë ndodh kur njeriu  bëhet vegël e teknologjisë. Vetëm në mesjetë e më pas njerëzit filluan të besonin  se  Atlantis mund të ketë ekzistuar, por deri tani askush nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë një gjë të tillë.

1374 – Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane, dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrat e Ciceronit duke shënuar fillimin e rilindjes  në shekulline 14-të. Petrarka u bë klerik, dhe kjo i dha atij mundësi për të ndjekur interesin në letërsinë e lashtë.

1903 – Përfundon turi i parë çiklistik i Francës – Maurice Garin del i pari – çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë.

1941 – Për here të pare; Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre  dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë symbol për Liri – Democraci.

1969 – Misioni shkencor “Apollo 11” arrin në Hënë.

1976 – Anëtarët e grupit të njohur të rockut “Deep Purple” shpërndahen.

1983 – Publikohet rindërtimi i parë tre-dimensional i një kokë të njeriut në CT. Për krijimin e këtij imazhi u përshtatën  teknikat kompjuterike që përdoren për projektimin e avionëve. Që atëherë, skanimi ose imazhi CT shihet si gur-themel i profesionit mjekësor.

1996 – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike në Atlante të SHBA-së.

Lindje

  • 1814 – Samuel Colt, hulumtues amerikan
  • 1834 – Edgar Degas, piktor francez
  • 1863 – Hermann Bahr, letrar dhe dramaturg gjerman
  • 1940 – Frederik Rreshpja, poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar.
  • 1947 – Brian May, kitarist i grupit Queen
  • 1971 – Vitali Klitschko, boksier gjerman
  • 1983 – Jona Bica, avokate shqiptare tek kompania Ernst&Young

Vdekje

  • 1957 – Curzio Malaparte, publicist dhe letrar italian
  • 1976 – Dr. Hasan Kaleshi historian etnograf dhe albanolog shqiptarë.
  • 2009 – Henry Surtees pilot angles (l.1991)
Pin It