19 Marsi është dita e 78 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 287 ditë.
1721 – Vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu; Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.
1821 – Lindi Richard Francis Burton, ekplorues britanik, gjeograf, përkthyes, shkrimtar, ushtarak, orientalist, hartograf, etnolog, agjent zbulimi, gjuhëtar, poet dhe diplomat. Burton ishte i njohur për udhëtimet e tij dhe eksplorime në thellësi të Azisë, Afrikës dhe Amerikës, si dhe për njohuritë e tij të jashtëzakonshme të gjuhëve dhe kulturave; ai fliste 29 gjuhë evropiane, aziatike dhe afrikane. Ndër arritjet më të njohura të Burtonit përfshihen udhëtimi në Mekë, një përkthim në anglisht i përrallave Netët Arabe ose “1001 Netët”, si dhe botimin e Kama Sutras në gjuhën angleze.
1915 – Planeti i Plutonit fotografohet për herë të parë 15 vjet përpara se të zbulohej përfundimisht nga Clyde Tombaugh ne Observatorin e Lowell.
1932 – Inaugurohet Sydney Harbour Bridge (Ura e Portit të Sydney).
1965 – Portreti “Titus” nga Rembrandt shitet 4 milionë 500 mijë dollarë, çmim rekord për atë kohë. Titus ishte djali i vetëm i piktorit, mes 4 fëmijëve, i mbijetuar deri në moshët rritur. Rembrandt e realizoi portretin në vitin 1660, kur Titus ishte 19 vjeç – ai paraqitet i veshur si murg.
1982 – Fillon lufta e ishujve Falklands me pushtimin e Gjeorgjisë Jugore nga Argjentina.
2003 – Presidenti i SHBA-ve George W. Bush, urdhëron fillimin e luftës në Irak.
Lindje
- 1875 – Dhimitër Tutulani, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë (vdiq më 1937)
- 1900 – Frédéric Joliot-Curie, fizikan francez (vdiq më 1958)
- 1943 – Mario Monti, politikan italian.
- 1955 – Bruce Willis, aktor amerikan
- 1976 – Alessandro Nesta, futbollist italian
Vdekje
- 1721 – Papa Klementi XI (lindi më 1649)
- 1949 – Vinçens Prenushi, shkrimtar shqiptar