Kalendari historik: 2 qershor

2 Qershori është dita e 153-të e viti, deri në fund të tij duhen edhe 212 ditë.

1519 – Vdiq piktori i njohur italian Leonardo da Vinçi.

1660 – U lind kompozitori italian Alesandro Scarlatti.

1729 – U lind mbretëresha ruse Katarina e Madhe e njohur si Katarina II.

1848 – Në Pragë, hapet Kongresi sllav. Kjo mendohet të jetë hera e parë që përfaqësues nga të gjithë sllavët e Evropës Qenrore mblidhen në një takim. Kongresi kishte për qëllim të behëj një shfaqje e qëndresës sllave ndaj nacionalizmit gjerman. Kongresi i Pragës, thonë historianët, shënon fillimin e pansllavizmit që krijoi një lloj identitetit kombëtar sllav përballë nacionalizmit gjerman në rritje.

1876 – Kristo Botev, poet bullgar, hero kombëtar i luftës kundër osmanëve, vritet në Stara Planina. Lindur më 1848, Botev u shkollua në Rusi; u kthye në Bullgari në vitin 1867, pastaj iku në Rumani. Atje iu përkushtua lëvizjes çlirimtare bullgare nëpërmjet veprimtarisë organizative, gazetareske, letrare, etj. Një përmbledhje me Këngë dhe Vargje të tij, u botua në vitin 1875. Në maj 1876, Botev kthehet në  Bullgari në krye të një çete luftëtarësh –  vritet pak ditë më vonë nga forcat osmane – disa thonë u vra në rrethana të dyshimta, ndoshta gjatë një grindjeje brenda çetës së tij.

Nënës – Kristo Botev
(shqipërim)

Mos qaj, nënë, mos u pikëllo
Se kam ngritur krye,
I jashtëligjshëm jam, rebel,
Të lashë ty në dhimbje
Për mua, djalin tënd të parë,
Por mallkimi dhe zemërimi
Për këtë shtypje të urryer
Na ndau, më dërgoi
Në dhe të huaj –
Të endem papushim,
Braktisur, i dëshpëruar.
E di, ti më do mua
Të mos vdes i ri,
Por më thuaj, çfarë të bëj,
Kur ti, nëna ime,
Këtë zemër më dhe.

1886 – Presidenti amerikan Grover Cleveland martohet me Frances Folsom në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë presidenti i vetëm që martohet në rezidencën ekzekutive.

1902 – Është dhënë premiera e filmit fantastiko-shkencor “Rruga për në hënë”.

1904 – Në Freidorf, pranë Timisoarës, Rumani, lindi Johnny Weissmuller. Erdhi në Amerikë kur ishte 3 vjeç; u rrit në xhungël asfalti të Çikagos, për të arritur kulmin e famës në xhungël tropikale; luajtur rolin e Tarzanit më shumë se çdo aktor tjetër gjatë dekadës të filmave Tarzan (1932 – 1942). Para se të bëhej yll në Hollywood, Weissmuller kishte qenë një atlet yll – fitues i 5 medaljeve ari në not në Lojrat Olimpike 1924 dhe 1928. Vdiq më 1984 në Akapulko, Meksikë, ku ndodhej për të xhiruar një film të fundit. Përcjellja në varr u shoqërua me 3 britmat e tij karakteristike nga filmi Tarzan – Kjo ishte një nga porositë që la para se të vdiste.

1896 – Guglielmo Marconi aplikon për një patentë për shpikjen e tij më të re, radion. Markez Guglielmo Marconi  (1874 – 1937, shpikës italian; zhvilloi sistemin e telegrafisë, dhe ndau çmimin Nobel për Fizikë më 1909 me fizikantin Karl Ferdinand Braun për kontributin në këtë teknologji. Ishte përkrahës i ideve fashiste dhe i mbrojti ato. Vdiq më 1937.

1910 – Charles Rolls, bashkë – themelues i firmës Rolls – Royce, bëhet njeriu i parë që kryen kalimin e dyfishtë të kanalit anglez me aeroplan.

1924 -Presidenti amerikan Calvin Coolidge nënshkruan në ligj Aktin për dhënien e shtetësisë të gjithë amerikanëve autoktonë (indigjendë a indianë) të lindur brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara.

1945 – Trupat sovjetike pushtuan Berlinin në Luftën e Dytë Botërore.

1946 – Lindja e Republikës Italiane: Në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në Republikë. Pas referendumit, Mbreti Italian Umberto II ikën në mërgim.

1951 – Këshilli i Evropës pranoi Gjermaninë si anëtare të plotfuqishme të saj.

1955 -Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nënshkruajnë deklaratën e Beogradit për normalizimin e marrëdhëniet të ndërprera që nga viti 1948.

1967 – Në Stokholm filloi punën Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte, e cila më vonë e fajësoi SHBA-në për luftën në Vietnam.

1975 – U lind futbollisti i njohur anglez David Beckham.

1979 – Papa Gjon Pali II fillon vizitën zyrtare në atdheun e tij, Poloni, duke u bërë Papa i parë që lejohej të vizitonte një vend komunist.

1979 – SHBA; Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve (HSCA) lëshon raportin përfundimtar mbi vrasjen e presidentit Xhon Kenedi (1963). Raporti thotë se vrasja “mund të ketë qenë” rezulat i një komploti, por komisioni nuk ishte në gjendje për të përcaktuar motivet dhe pjesmarrësit në të. Hapja e dosjeve të HSCA-së në vitet 1990,  ofroi argumente për përkrahësit e teorisë të komplotit, se komisioni nuk kishte përfillur dëshmitë mjekësore, si dhe lidhjet e Lee Harvey Oswaldit me agjenci zbulimi; dhe udhëtimin e tij misterioz në kyeqytetin meksikan para se të ndodhte vrasja e Kenedit – Historianë thonë se vrasja e Oswaldit vetëm dy ditë pas vrasjes së Kenedit, la pa përgjigje shumë pyetje.

1994 – Nelson Mandela fitoi zgjedhjet në Afrikën Jugore.

1997 – Tony Blair në moshën 44- vjeçare u bë kryeministri më i ri britanik.

Lindje

  • 1491 – Henriku i VIII, mbret anglez
  • 1535 – Leo i XI, pape romak
  • 1740 – Marquis de Sade, autor francez
  • 1835 – Pio X, papë romak nga 1903
  • 1840 – Thomas Hardy, shkrimtar anglez, (Vdiq më 1928)
  • 1857 – Karl Adolph Gjellerup, shkrimtar nobelist danez
  • 1904 – Johnny Weissmüller, aktor dhe notar amerikan
  • 1931 – Husein Tahmiščić, shkrimtar boshnjak, prozator dhe kritik letrarë.
  • 1940 – Konstantin i II , mbreti i fundit grek

Vdekje

  • 657 – Eugen I, papë romak
  • 891 – Al-Muwaffaq, sundues arab
  • 1418 – Katerina e Lankasterit, mbretëreshë e Kastilës (Lindi më 1373)
  • 1882 – Xhuzepe Garibaldi, luftëtar dhe politikan italian (Lindi më 1807)
Pin It