Kalendari historik: 2 Shkurt

2 Shkurti është dita e 33-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 332 ditë.

Ngjarje

1625 – Kolonë holandezë vendosen në skajin jugor të ishullit Manhaten dhe e quajnë banimin Nju Amsterdam. Britanikët, më 1635, i dhanë komunitetit emrin Nju Jork.

1863 – Samuel Clemens bëhet Mark Twain. Për plotësuar të ardhurat e tij , Clemens filloi të shkruante skica humoristike për një gazetë në Kansas. Paga e tij ishte 25 dollarë në javë dhe filloi t’i nënshkruante artikujt me pseudonim Mark Twain, që në gjuhën e lundruesve në lumin Misisipi, do të thotë “dy pashë thellësi.”

1922 – Botohet në Paris novela “Ulysses” nga James Joyce. Libri ri-tregon “Odisenë” e Homerit përmbledhur në një ditë – 16 qershor 1904 – në Dublin, duke e vendosur heroin homerik nën figurën e pazakontë të Leopold Blumit, një i moshuar, tregtar, i cili nxiton gjithë ditën për t’ u kthyer në mbrëmje vonë në shtëpi i lodhur e i dërmuar. Megjithëse Blum duket njeri i zakonshëm, ai del si figurë heroike me mirëkuptim, bujari, dashuri, harresë (falje) që tregon ndaj çdo njeriu që ndesh. Në këto vepra që kalojnë pa u vënë re, Blum praktikon heroizmin e përditshëm që konsiderohet ndoshta heroizmi i vetëm i mundshëm në kohët moderne.

1946 – U proklamua Republika Hungareze
1967 – U themelua Asociacioni Basketbollik Amerikan.

1970 – Vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor. Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerezore dhe lirinë e të menduarit”. Në vitin 1962 Russell luajti një rol publik në krizën e raketave kubane: në një shkëmbim telegramesh me udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov, Hrushovi e siguroi atë se qeveria sovjetike nuk do të tregohej e pamatur. Russell i shkroi edhe presidentit John F. Kennedy, disa thonë se letra iu kthye e pahapur. Pas vrasjes së Kenedit me atentat, Russell e barazoi rastin e Osvaldit me çështjen Dreyfus të fund-shekullit të 19-të në Francë, ku shteti gabimisht dënoi një të pafajshëm. Russell gjithashtu kritikoi shtypin amerikan për mos publikimin e zërave kritikë ndaj versionit zyrtar të vrasjes.

1990 – Me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Lindje

1649 – Papa Benedictus XIII (vdiq më 1730)
1977 – Shakira, këngëtare kolumbiane
1987 – Gerard Piqué, futbollist spanjoll
2014 – Philip Seymour Hoffman, aktor amerikan

Pin It