Kalendari historik, 20 nëntor

20 Nëntori është dita e 324-t e kalendarit gregorian (dita e 325-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 41 ditë.

bust-of-the-emperor-commodus_0

284 – Diokleciani bëhet perandor romak. Ai vjen në këtë post ndërsa perandoria sapo kishte dalë nga një periudhë anarkie. Gjatë kohë në detyrë, Diokleciani restauroi efikasitetin e qeverisë, riorganizoi makinerinë fiskale dhe hodhi bazat e perandorisë romake lindore ose bizantine. Ai u dallua edhe si përndjekjës i të krishterëve, pasi besonte se Jupiteri ishte i vetmi Zot. Si zv/perandor, ai kishte zgjedhur Konstandinin, i cili u bë perandor pas vdekjse së Dioklecianit. Ashtu si Konstandini, edhe Diokleciani rridhte nga një familje nga Iliria e pushtuar romake, në Salona të Dalmacicë dhe emri i tij i lindjes ishte Diokles.

map

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Hungaria bëhet nënshkruese e Paktit Trepalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive të Boshtit Berlin – Romë. Nga kjo lidhje, Hungaria përfitoi territore nga Çekoslovakia e Rumania. Edhe pse fillimisht Budapesti kishte shpresuar për të shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë, në vitin 1941, forcat hungareze morën pjesë në pushtimin nazist të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.

parlamenti-1908-ok

 

1989 – Revolucioni Kadife: numri i protestuesve të mbledhur në Pragë rritet nga 200-mijë një ditë më parë në rreth gjysmë milion.

universal-childrens-day

 

Dita universale e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Pin It