Muzika në zi, ndahet nga jeta maestro Aleksandër Lalo

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo. Lajmi është bërë publik nga miku i tij Petrit Ruka. “Miq po ju ju njofoj nga Spitali Gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund…”, shkran Petrit Ruka në një status në faqen e tij në Facebook.

Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash mjaft të dashur për publikun shqiptar si:

“Dimri i fundit”, “Dy herë mat”, Treni niset më shtatë pa pesë, Shi në plazh, Vajzat me kordele të kuqe, Tingujt e harresës, Era e ngrohtë e thellësive, Emblema e dikurshme, Një gjeneral kapet rob etj. Gjithashtu ai ka qenë kompozitor i disa këngëve që kanë marrë çmime në festivalet e RTSH.

Mësohet se Lalo është shtruar në spital mesditën e djeshme, 6 orë para se të ndërronte jetë, për shkak të një arresti kardiak.

Ndërkohë, kompozitori ka qenë mjaft aktiv në ekran deri në minutat e fundi të ndarjes nga jeta, ku gjatë ditëve të fundit ai ka regjistruar edhe puntatën e emisionit “C’est la vie” të Tv Klan.

Aleksandër Lalo u shfaq edhe mbëmë si pjesë e jurisë së “C’est La Vie”, spektaklit të “TV Klan” që është regjistruar një javë më parë dhe kompozitori i madh ka ndërruar jetë ndërkohë që programi ishte në transmetim.

Vdekja e papritur e maestros ka qenë një lajm i hidhur për bashkëpuntorët e tij në emisionin. Profesori ishte pjesë e jurisë, që vlerësonte konkurentët që këndojnë live në skenën e C’est la vie. Emisioni ishte i regjistruar dhe transmetohej pikërisht në orët kur edhe Aleksandër Lalo ndërroi jetë.

JETA DHE VEPRA

Aleksandër Lalo ishte kompozitori shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht karriti vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë konsideruar të mrekullueshme. Muzika e kompozuar nga Lalo ne filmat:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Shqiptarja

Pin It