Shuhet ylli i muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Këngëtarja e njohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ndërsa sot ka ndërruar jetë. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ‘bilbili’ i muzikës shqipe.

Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në rrjetet sociale ndërsa mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

Nexhmije Pagarusha, ka mbetur në mendjen e çdo artdashësi për interpretimin e “Bareshës” dhe hitit ”E dehun jam”, ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Pagarusha ka një karrierë të ndritur muzikore 40-vjeçare ndërsa ishte njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.Bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.

Por ajo nuk bëri bujë vetëm në muzikë në kohën e saj por ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.   Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pin It