Kalendari historik: 20 Shkurt

20 Shkurti është dita e 51-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 314 ditë.

Ngjarje

 

1816 – Opera e Xhakomo Rosinit, “Berberi i Seviljes”, shfaqet për herë të parë në Romë,  në teatrin Argjentina. Shfaqja dështoi plotësisht; audienca u ngrit në këmbë dhe njerëzt filluan të talleshin. Sot, Berberi i Seviljes konsiderohet si një nga kryeveprat e operas komike.

 

1839 – Kongresi amerikan shpall të paligjshëm duelin në kryeqytetin Uashington. Shumë njerëz po vriteshin për hiç-gjë. Duelet kishin filluar të kritikoheshin prej kohësh në Amerikë. Gjatë luftës Revolucionare, gjenerali George Washingtoni i inkurajonte oficerët që t’i refuzonin sfidat për duel. Ai besonte se vdekja e tyre nga duele kërcënonte suksesin e përpjekjeve të luftës për pavarësi. Edhe Benjamin Franklin e dënonte këtë praktikë, duke e quajtur të dhunshme, të kotë, për mburravecë.

1872 – Përurohet Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork. Që nga fillimi i shekullit XX, në këtë museum të famshëm gjendet i ekspozuar edhe i ashtuquajturi Thesari i Vrapit, relike të ndryshme (enë, varëse, zbukurime të gdhendura në fildisht, ar e argjend), nga mesjeta e herëshme të zbuluara në fshatin Vrap afër Tiranës. Disa studiues kanë sugjeruar se objektet ishin pjesë e një thesari që i përkiste një udhëheqësi Avar; të tjerë spekullojnë se ato janë punime nga artizanë vendas – mbetje vatrash për shkrirje e punime metali janë zbuluar në atë zonë. “Thesari i Vrapit” ka qenë pjesë e koleksionit të bankierit të njohur amerikan John Pierpont “J. P.” Morgan (1837-1913). Thuhet se ai e kishte  blerë atë nga një diplomat austro-hungarez që kishte shërbyer në rajon.

 

1960 – Jimi Hendrix, jep koncertin e tij të parë me kitarë. Hendrix është konsideruar si instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rok. Koncertin e fundit ai e mbajti në Gjermani më 6 shtator 1970. Më 18 shtator, Jimi Hendriks vdiq nga asfiksimi – ishte 27 vjeç.

 

1986 – Silvio Berlusconi bleu klubin italian të futbollit AC Milan.

1991 –  Protestues në Tiranë rrëzojnë shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Ngjarja ndodhi mes një gjendje të tensionuar politike; studentët ishin hedhur në grevë urie (kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti i tyre). Greva u mbështet nga mijëra qytetarë tiranas e nga gjithë vendi. Rrëzimi i simboleve të diktaturës kishte filluar më herët. Në Shkodër, banorët kishin shkatërruar monumentin e Stalinit dhe me veprimet e tyre frymëzuan njerëz në qytete të tjera. Portestat kulmuan më 20 shkurt, kur mijëra studentë e qytetarë të Tiranës u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt sheshit “Sheshit Skënderbej”. Pas disa përleshjeve me policinë, protestuesit mbërritën në shesh dhe mes thirrjeve “Poshtë diktatori!”, “E duam Shqipërinë si Evropa!”, rrëzuan shtatoren prej bronxi të diktatorit (vdekur më 1985) pastaj  e goditën me shkelma, shanë, qanë, qëlluan, pështynë e etj…mbi të.., e lidhën, e tërhoqën zvarrë, sikur të ishte gjallë, dhe ia ndanë kokën nga trupi. Televizioni shtetëror (i vetmi stacion televiziv i vendit) e paraqiti të plotë rënien e bustit; shqiptarët në mbarë vendin e panë në ekran atë që ndodhi në Tiranë – dhe filluan të besojnë se fundi i diktaturës vërtetë kishte ardhur.

 

Lindje

1879 – Luigj Gurakuqi, shkrimtar, patriot shqiptar

1943 – Haxhi Dalipi, etnomuzikolog shqiptar

1950 – Walter Becker, muzikant amerikan (Steely Dan)

 

Vdekje

1513 – Hans, mbret se Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë

1920 – Robert Peary, eksplorues amerikan

1946 – P. Anton Harapi OFM, frat françeskan, mësues, përkthyes, mendimtar dhe politikan shqiptar.

Pin It