Kalendari historik: 21 prill

1910 – Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare. Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes dhe shumë nga shkrimet e tij u nxitën kryesisht nga nevoja për të paguar borxhet që i shtoheshin nga investimet e këqija. Nga fundi i jetës, Mark Tuein kaloi një periudhë depresioni të thellë, që filloi në 1896 kur gjatë një turneu leksionesh në Angli, mori lajmin se vajza e tij Susy, kishte vdekur nga meningjiti. Vdekja e bashkëshortes në vitin 1904, dhe humbja e një vajze të dytë në vitin 1909, e hodhën atë në dëshpërim edhe më të thellë. Mark Tein kishte parashikuar një herë me humor se, kishte lindur në kohën kur në qiell ishte shfaqur kometa Halley, dhe se do të vdiste kur kjo kometë do të ri-shfaqej përsëri – Profeci u përmbush kur ai vdiq në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, në vitin 1910, kur Halley u shfaq përsëri.

1918 – Piloti gjerman i njohur si “Baroni i Kuq” (Manfred von Richtofen), rrëzohet me aeroplan gjatë luftës së dytë botërore. Aeroplani i tij ishte i kuq dhe kryerja e rreth 80 sulmeve të suksesshme gjatë luftës e bënë atë hero, legjendë, dhe mjet propagande. Baroni i Kuq mbetet ndoshta piloti më i njohur luftarak i të gjitha kohërave. Ai ka qenë subjekt i shumë librave dhe filmave, siç është “Blue Max” (1966) me aktorët George Peppard, James Mason , Ursula Andress.

Lindje

  • 1729 – Catherine II, perandoresha e Rusisë (v. 1796)
  • 1864 – Max Weber, jurist, sociolog dhe ekonomist gjerman
  • 1889 – Paul Karrer, kimist ruso-zviceran
  • 1915 – Anthony Quinn aktor, piktor dhe shkrimtari i njohur meksikano amerikan
  • 1926 – Elizabeth II, mbretëresha e Britanisë e Madhe
  • 1981 – Felipe Massa, pilot brazilian i Formula 1

Vdekje

  • 1109 – Anselmi i Aostës, shenjtor dhe Doktor i kishës në katolicizëm
  • 1509 – Enriku i VII, mbret anglez
  • 1910 – Mark Twain, emri i parë Samuel Langhorne Clemens, letrar amerikan
  • 1946 – John Maynard Keynes, ekonomist dhe matematikan anglez
  • 1999 – Isa Kastrati – “GACA”, Dëshmor i Kombit në luftën e UÇK-së.
  • 1999 – Besnik Maroca – “SYLA”, Dëshmor i Kombit në luftën e UÇK-së.
  • 2010 – Juan Antonio Samaranch, veprimtar sportiv spanjoll, ish kryetar i Komitetit Olimpik.
Pin It