Kalendari historik – 21 shtator

21 Shtatori është dita e 264-t e kalendarit gregorian (dita e 265-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 101 ditë.

Ngjarje

  • 1784 – Botohet gazeta e parë e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Pennsylvania Packet and Daily Advertiser”.
  • 1964 – Malta pavarësohet nga Britania e Madhe.
  • 1981 – Belize pavarësohet plotësisht nga Mbretëria e Bashkuar.
  • 1981 – Në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Ndërsa, dekada e fundit është shpallur Dekada e Paqes dhe Mospërdorimit të Dhunës për Fëmijët e Botës.
  • 1985 – Korea Veriore dhe Korea Jugore hapin kufijtë në programin e bashkimeve familjare.
  • 1991 – Armenia fiton pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.

o    Lindje

  • 1840 – Murat V, sulltan i mbreterisë osmane
  • 1842 – Abdulhamid II, sulltan i mbreterisë osmane
  • 1853 – Heike Kamerlingh Onnes, fizikant holandez
  • 1866 – Herbert George Wells, letrar britanik
  • 1931 – Larry Hagman, aktor amerikan
  • 1934 – Leonard Cohen, kantautor kanadez
  • 1947 – Stephen King, letrar amerikan
  • 1950 – Bill Murray, regjizor, aktor dhe producent amerikano-irlandez
  • 1951 – Aslan Alijeviq Mashadov, politikan çeçen
  • 1966 – Kiefer Sutherland, aktor kanadez

o    Vdekje

  • 1327 – Edvard II, mbret anglez.
  • 1860 – Arthur Schopenhauer, filozof gjerman
  • 1991 – Ante Paraxhik, politikan kroat
  • 1998 – Ahmet Krasniqi, strateg ushtarak shqiptar

Festa dhe përvjetore

  • Dita Ndërkombëtare e Paqes
Pin It