Të jetosh në një shtëpi përrallash

Eva dhe Tim Johnson kanë shpenzuar afro 200 mijë funte, që këtë shtëpi të ndërtuar në dru ta shndërrojnë në një vilë luksoze me katër dhoma gjumi, kuzhinë të kompletuar dhe një ballkon mjaft të madh, transmeton Telegrafi. Sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimi i kësaj shtëpie në dru është i njëjtë me ato që janë të ndërtuar dhe shiten në qytetet e mëdha të Anglisë.Për ndërtimin e shtëpisë që ka marrë emrin Piggledy janë nevojitur plot tre vite, ku shumicën e punimeve i ka kryer vetë pronari i saj. Për t’u bindur se vërtetë është një shtëpi e bukur, shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë.

Pin It