“Dita pa makina”, 4 rrugët ku do të bllokohet lëvizja e mjeteve

Edhe këtë vit, të pakten për një ditë, makinat nuk do të kenë të drejtë kalimi në disa rrugë të kryeqytetit. “Dita pa makina” do të organizohet nga bashkia më 22 shtator, një fushatë sensibilizuese që njerëzit të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre.

Të premten në disa segmente rrugore të Tiranës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke i vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore. Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.

Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish-Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

  1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
  2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
  3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
  4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Pin It