Kalendari historik 25 maj

28 Maji është dita e 148 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 217 ditë.

1503 – Nënshkruhet “Traktati i Paqes së përhershme” midis Skocisë dhe Anglisë, i cili në fakt do të zgjaste vetëm 10 vjet.

1774 – Lufta Revolucionare Amerikane: mblidhet Kongresi Kontinental për herë të parë.

1830 -Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë përiudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largta.

1937 – Themelohet Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i automobilave. Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto” (Automobili). Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli – kjo njëkohësisht do të krijonte edhe vendeve të reja pune.

1937 – Golden Gate Bridge në San Francisco, California, hapet zyrtarisht nga Presidenti Franklin D. Roosevelt në Washington, DC, i cili shtyp një buton dhe sinjalizon kështu fillimin e trafikut të makinave mbi urë.

1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar.

1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Në vitin 1961, Benenson (hebre – britanik) u zemërua nga një lajm mbi dy studentë portugezë të dënuar me shtatë vjet burg vetëm se kishin ngritur një dolli për lirinë gjatë regjimit autokratik të Salazarit – në këtë frymë Benenson shkroi artikullin “Të burgosurit e Harruar” dhe ua dërgoi atë disa gazetave kryesore perëndimore.

1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vincit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun.

2002 – NASA, Sonda amerikane Odyssey gjen shenja të depozitave të mëdha të akullit në planetin Mars.

2014 – Maya Angelou, një nga poetët më të njohur të Amerikës dhe autore vdiq këtë ditë, këtë vit, 86 vjeç;

 

Lindje

1779 – Thomas Moore, letrar irlandez

1879 – Henri-Pierre Roché, letrar francez

Vdekje

 

1849 – Anne Brontë,letrare britaneze

1994 – Ely Zhak Kahn, Jr, shkrimtar amerikan (lindi më 1916)

2001 – Ihsan Toptani, veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar.

2001 – Francisco Varela, biolog dhe filozof kilian (lindi më 1946)

 

Pin It