Kalendari historik: 25 maj

25 Maji është dita e 145 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 220 ditë.

Ngjarje

1720 – Anija “Le Grand St Antoine” arrin në Marsejë nga Lindja e Mesme – udhëtarë dhe personeli i anijes ishin prekur nga murtaja, duke sjellë në Evropë sëmundjen e cila do të shkaktonte rreth 100.000 të vdekur në Marsejë dhe në krahinat pranë. Vetëm në Marsjejë vdiq më shumë se gjysma e popullsisë – nga 90 mijë banorë para murtajës, në 40 mijë. Për të penguar përhapjen e sëmundjes, Parlamenti miratoi vendimin për dënim me vdekje të çdo personi që kapej duke komunikuar mes Marsejës dhe pjesës tjetër të Provences. Për të zbatuar këtë ndarje, u ngrit një mur (Mur de la peste), i cili rrethoi Marsejën. Muri prej gurësh ishte 2 m i lartë dhe 70 cm i gjerë, me post-roje të vendosur prapa murit. Mbetjet e murit mund të shihen edhe sot në pjesë të ndryshme të Plateau de Vaucluse.

1787 – Kuvendi Kushtetues u mblodh në Filadelfia nën udhëheqjen e George Washingtonit, për të krijuar një mënyrë të re qeverisëse, bashkim, bazuar në federalizëm.

1846 – Në Frashër të Përmetit lindi Naim Frashëri poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe – poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve të përçarë. Më 1900, vdiq në Stamboll – 54 vjeç.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Fillon Beteja e Dunkirkut.

1961 – Presidenti Xhon Kenedi përcakton qëllimin për dërgimin e një njeriu në Hënë para përfundimit të dekadës. “Këto janë kohë të jashtëzakonshme. Forca dhe bindjet tona kanë imponuar mbi këtë komb rolin e udhëheqësit për kauzën e lirisë. Nuk ka në histori sfidë më të vështirë apo më të rëndësishme…” Dhe qëllimi i përcaktuar nga Kenedi u arrit para fundit të dekadës; Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem. Bota i nderoi këta astronautë si heronj. Neil Armstrong dhe Edvin ‘Buzz’ Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur me akronimin  NASA,  ndërmorri edhe 6 misione të tjera në Hënë me anije Apollo. Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972.  Ulja e anijes Apollo 11 në Hënë përkoi, rastësisht ose jo, me 66 vjetorin  e fluturimit të parë me aeroplan të  Vëllezërve Wright.

1989 – Mikhail Gorbachev zgjidhet President Ekzekutiv i Bashkimin Sovjetik, duke shërbyer nga viti 1990 -1991. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik që solli fundin e luftës së ftohtë.

1993 – Me rezolutën 827 Këshilli i sigurimit të OKB, themeloi Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

1995 – Ushtria serbe boshnjake vret 72 të rinj në qytetin boshnjak të Tuzlës.

2013 – Yuichiro Miura i Japonisë bëhet personi më i moshuar, 80 vjeç, që ngjit malin Everest.

Lindje

  • 1846 – Naim Frashëri, shkrimtar shqiptar
  • 1887 – Padre Pio, nga Pietrelçina, shenjtor italian i mrekullive
  • 1897 – Gene Tunney, boksier amerikan
  • 1939 – Ian McKellen, aktor britanik
  • 1948 – Ylli Bufi, politikan shqiptar
  • 1949 – Robert Përmeti, piktor shqiptar
  • 1962 – Jon Bon Jovi, këngëtar, kitarist, aktor amerikan
  • 1963 – Mike Myers, aktor kanadez
  • 1984 – Unnur Birna Vilhjálmsdóttir, Miss World 2005

Vdekje

  • 2005- Sunil Dutt , aktor indian dhe politikan (lindi më 1929)
  • 2005 – Graham Kennedy , personalitet televiziv australian (lindi më 1934)
  • 2005 – Ruth Laredo , pianisti amerikan (lindi më 1937)
  • 2006- Desmond Dekker , muzikant Jamaican (lindi më 1941)
  • 2007- Charles Nelson Reilly , aktor amerikan (lindi më 1931)

 

Pin It