Parashikimi i motit, e premte 25 gusht 2017

Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë e lehtë e deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 36 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Pin It