Vullkani më i vogël i Italisë, “magnet” për mijëra turistë

 

Prej vitesh “Vullkani i Malit Buska” tërheq mijëra turistë në Itali. Bëhet fjalë për një grumbull gurësh në një kodër pranë fshatit Tredoci, në provincën e Forlit.

“Daily Mail” shkruan edhe pse quhet vullkan, kjo ngritje 1.2 metra e lartë nuk ka krater dhe nuk nxjerr llavë. E gjithë kjo në fakt, është një burim gazi natyror.

“Hidrogjeni në shtresat e poshtme digjet kur bie në kontakt me oksigjenin në sipërfaqe, duke bërë që flaka të mos shuhet kurrë”, vijon shkrimi.

Ndërkohë gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorët e zonës e kanë përdorur këtë zjarr për të gatuar. Në kohët e sotme është vetëm një tërheqje për turistët.

Pin It