Kalendari historik, 25 nëntor

25 Nëntori është dita e 329-të e kalendarit gregorian (dita e 330 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 36 ditë.

162_autor

1850 Në Silezi të Polonisë së sotme, lindi Gustav Meyer, gjuhëtar gjerman, pioner i etimologjisë shqipe; studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë Dhe shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësshme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe dhe gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten (pesë  – penkwe; zjarm – gwhermos; natë  – nokwt; dhëndër – gemëter; gjarpër  – serpo; bjer – bhere; djeg – dhegwho; kam – kapmi; pata (si në ‘pata thënë’)- pot; pjek – pekwo), fjalët e tjera ishin të huazuara ose me prejardhje të panjohur.

28053ed0-7fa7-41f3-ab46-b539e32a893a-0

 

1999 – Shpallet Dita Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave për të përkujtuar vrasjen e tre motrave Mirabal për qëndresën e tyre kundër diktaturës së Rafael Trujillos në Republikën Domenikane.

alfrednobel-from-invertor-of-dynamite-to-being-noble
1867 – Alfred Nobel patentoi dinamitin.

petro-marko

 

1913 – Lindi Petro Marko, shkrimtar shqiptar (v. 1991).

Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913; vdiq më 1989. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista”(1958) dhe “Qyteti i fundit”(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

 

 

 

Pin It