Kalendari historik, 25 tetor

25 Tetori është dita e 298-të e kalendarit gregorian (dita e 299 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 68 ditë.

20151105182332-picasso-art-artist-pablo

1881 – Ka lindur themeluesi i kubizmit, Pablo Picasso, në Malaga të Spanjës.

byrd7764_13
1888 – Ka lindur  Richard Byrd, njeriu i parë që ka parë Polin Verior.

US novelist John Steinbeck (1902 - 1968). (Photo by Hulton Archive/Getty Images)

1962 – Shkrimtari amerikan John Steinbeck është shpërblyer me çmimin “Nobel’”për letërsi.

super_croc
2001 – Shkencëtarët kanë gjetur mbetjet e një krokodili që ka jetuar 110 milionë vjet më parë. Kafsha, e gjetur në Gadoufaoua në Nigeri, ishte e gjatë 12 metra dhe peshonte rreth 8 tonë.

2722263_1461777983689

Më 25 tetor 1929, bursa në Shtetet e Bashkuara po kalonte një periudhë të vështirë, dhe vendi ishte futur në krizë. Dita e mëparshme, më 24 tetor, që ka hyrë në histori si “e enjtja e zezë” kishte sjellë një rënie të paparë të çmimeve të aksioneve. Edhe vlera e aksioneve të disa prej kompanive më të konsoliduara kishte rënë deri në masën 50 për qind. Sipas një njoftimi, 11 spekulatorë të tregut të aksioneve kishin kryer vetvrasje pasi kishin humbur shuma të mëdha parash. Të premten, aksionet ranë përsëri. Disa ekonomistë ia vunë fajin për këtë fjalëve që qarkullonin brenda dhe jashtë bursës, ndërsa rënia e dytë u pa si reagim psikologjik ndaj zhvillimeve të së enjtes.

president_eisenhower_and_john_foster_dulles_in_1956

Më 25 tetor 1954, radioja dhe televizioni transmetuan drejpërsëdrejti një raport të posaçëm që Sekretari i Shtetit John Foster Dulles dha në një mbledhje të Shtëpisë së Bardhë lidhur me një takim që sapo kishte përfunduar Aleanca e Atlantikut. Sekretari Dulles njoftoi se udhëheqësit e Aleancës kishin rënë dakort t’i rikthenin Gjermanisë Perëndimore sovranitetin. Ministrat e jashtëm ranë gjithashtu dakort të lejonin Gjermaninë Perëndimore të rikrijonte ushtrinë, Forcat ajrore dhe Marinën e saj nën kontrollin e përgjithshëm të Traktatit të Atlantikut Verior. Gjithashtu u miratuan hapa të tjerë për të forcuar krahët politikë dhe ushtarakë të NATO-s. Në mbyllje, Sekretari Dulles tha se “solidariteti dhe forca” që u zhvilluan në takimin e Parisit mund të krijojnë një bazë më të shëndoshë për arritjen e një marrëveshjeje realiste me Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte hera e parë që një mbledhje e Kabinetit transmetohej drejtpërsëdrejti.

Pin It