SHBA do të prodhojë energji nga xhamat e dritareve dhe makinave

Një studim i ri ka treguar  se panelet diellore transparente së shpejti mund të përdoren edhe si dritare në makina apo shtëpi, të cilat njëkohësisht do shërbejnë edhe si gjenerim i energjisë elektrike.

Materiali i përdorur për panelet transparente është projektuar për të kapur vetëm dritën ultravjollcë dhe infra të kuqe. Sipas shkencëtarëve, teknologjia e qelizave diellore së shpejti mund të prekë potencialin masiv të energjisë të dritareve dhe objekteve të tjera transparente.

“Qelizat diellore shumë transparente përfaqësojnë valën e së ardhmes për aplikimet e reja diellore”, tha Richard Lunt, profesor i Inxhinierisë Kimike dhe Shkencave të Materialeve në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Ne analizuam potencialin e tyre dhe treguam se duke mbledhur vetëm dritën e padukshme, këto pajisje mund të ofrojnë një potencial të ngjashëm të prodhimit të energjisë diellore në tavë, duke ofruar funksionalitete shtesë për të rritur efikasitetin e ndërtesave, automobilave dhe elektronikës të lëvizshme”.

Rreth pesë miliardë deri në shtatë miliardë metra katrorë sipërfaqe xhami në Shtetet e Bashkuara mund të përdoren për të përmbushur 40% të kërkesës energjetike të vendit, sipas autorëve të raportit  duke u rritur deri në gati 100%, nëse kapaciteti i magazinimit të energjisë është përmirësuar.

Në vitin 2016, dielli solli 1.4 %të prodhimit të energjisë elektrike amerikane, nga vetëm 0.1 % në vitin 2010, shkruan Independent.

Ndërkohë, kostoja për të instaluar panelet diellore tradicionale në SHBA ka rënë me më shumë se 70% që nga viti 2010.

Pin It